Skip to content

Dekriminalizimi/ Ilirjan Celibashi: 10 kandidatë për kryebashkiakë që janë dërguar për verifikim të thelluar në prokurori! Ja bashkive që i përkasin





Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka publikuar bashkitë, kandidatët e të cilëve janë dërguar në Prokurori për hetim të thelluar.

Në një konferencë për gazetarët, Celibashi tha se janë 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 28 janë anëtarë për këshillat bashkiak.

Kandidatët për kryetar që janë dërguar në Prokurori i përkasin bashkive Kuçovë, Krujë, Vau i Dejës, Shijak, Devoll, Mallakastër, Himarë, Kukës dhe Has.

“Janë 38 kandidatë për kryetar bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak që i KQZ bazuar në atë çfarë ata kanë deklaruar vetë por edhe nga indiciet nga partitë kemi vendosur për të kërkuar verifikim të theluar prej prokurorisë.

Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie, këta kandidatë kandidojnë në Kuçovë, Krujë, Vau i Dejës, Shijak, Devoll, Mallakastër, Himarë, Kukës dhe Has.

Janë 28 kandidatë për anëtarë të këshillit bashkiak që janë dërguar për hetim të thelluar.

Për bashkitë kandidatë e të clëve kandidojnë janë për bashkitë: Bulqizë, Mirditë, Shijak, Tropojë, Berat, Pukë, Gramsh, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Kucove, Dibër, Fushë Arrëz”, u shpreh Celibashi.

“”