Skip to content

EMRAT/ Aksident në Gramsh, tre të plagosur

GRAMSH- Një aksident rrugor është regjistruar para pak minutash në afërsi të fshatit Kacivel në Gramsh. Paraprakisht raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ndërkohë nga aksidenti tre persona janë plagosur, ndërsa janë transportuar drejt spitalit të Gramshit. Bëhet fjalë shtetasit Elton Kotorri, 42 vjeç, Sokol Berdellima, 35 vjeç si dhe Bedrane Menko, 48 vjeçe.

Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./.