Skip to content

Dita e Europës/ Berisha uron qytetarët e BE dhe ka një mesazh: Rruga e Shqipërisë drejt këtij projekti nuk pajtohet kurrë me pushtetin monist, në 14 maj të votojmë ndryshimin!





Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar qytetarët e Bashkimit Europian në ditën e europës, e cila festohet në 9 maj.

d826479b571842ff9145615e2d1cbe33

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha thotë se rruga e Shqipërisë drejt këtij projekti nuk pajtohet kurrë me pushtetin monist, në duart e një njeriu të vetëm.

Ai ftoi qytetarët që në 14 maj t’i bashkohen ndryshimit, duke votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Reagimi i Berishës:

Sot 9 maj, dita e Europës.

Të dashur miq, sot kombet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian festojnë 9 majin, ditën e Europës, në të cilën nisi rrugën e ndërtimit ëndrra më e bukur, projekti më magjepës, më madhështor në historinë mijëravjeçare të Europës, Bashkimi i Kombeve të Europës në një. Me 9 maj të vitit 1950 Robert Schumman, aso kohe ministri i jashtëm i Francës, propozoi krijimin e komunitetit europian të qymyrit dhe çelikut, moment themelues ky i Bashkimit Europian. Projekti Europian në vite dhe dekada u shndërrua në mrekullinë më të madhe që Europa ka njohur në tërë historinë e saj.

Ky projekt pajtoi Francën me Gjermaninë, garantoi për popujt e Europës paqen më të qendrueshme, prosperitetin dhe solidaritetin më të madh, liritë dhe të drejtat njerëzore të qytetarëve të vendeve anëtare më të garantuara se kurrë më parë.

Rruga e Shqipërisë drejt këtij projekti nuk ka qenë dhe nuk është një rrugë e lehtë, por une besoj se është një rrugë e sigurtë dhe është pa dyshim rruga e të ardhmes më të mirë për shqiptarët. Kjo rrugë nuk pajtohet kurrë me pushtetin monist apo të gjitha pushtetet në duart e një njeriu.

Ndaj sot njëllojë si 31 vite më parë kjo rrugë na fton me 14 maj të votojmë ndryshimin.

Duke perfunduar, le të urojmë të dashur miq gëzuar këtë ditë të madhe për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian! #sb

“”