Këtë pasdite, kryeministri Edi Rama u ndal në Lushnjë, ku mbajti një takim elektoral për zgjedhjet e 14 majit.
Rama tha se aleatët e Shqipërisë nuk duan që të bashkëpunojnë më me kreun e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, pasi pretendon se është një fytyrë e damkosur.
Duke përdorur këtë argument, ai i kërkoi qytetarëve të mos votojnë opozitën në zgjedhjet e të dielës.
“Në 14 maj vërtet do votohet për të zgjedhur njeriun që do jetë në krye të punëve, për tu shërbyer qytetarëve. Do votohet edhe për nderin e dinjitetin e këtij flamuri që e mbajmë në zemër. Në 14 maj, është një zgjedhje jo thjesht midis kandidatëve tanë dhe maskën e faqes së zezë të damkosur nga SHBA. Ajo që u ofrohet si alternativë është një turp i madh për Shqipërinë që sot gëzon mbështetjen më të madhe se kurrë më parë që ka pasur nga aleatët strategjikë.Mos ndotni dorën duke votuar Saliken”, theksoi ai.
