Skip to content

Aksident në aksin Gjirokastër – Tepelenë, mjeti i tonazhit të rëndë del nga rruga

Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Gjirokastër – Tepelenë në afërsi të Ujit të Ftohtë.

Një makinë e tonazhit të rëndë ka dalë në anën tjetër të rrugës duke goditur barrierat mbrojtësi.

Fatmiërisht si pasojë e  këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen efetivët e policisë  për të zbardhur shkaqet e aksidentit.r.t