Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Kavaja në takim përmbyllës të fushatës në këtë qytet se votuesit e kanë bërë zgjedhjen e vet, Fisnik Qosen.

Ai u shpreh se programi i socialistëve nuk është për qytetarët por për xhepat e tyre, dhe shtoi se Edi Rama duhet të tërheqë nga Kavaja ekipin e hajnave dhe kriminelëve nga Kavaja.
“Sot Shqipëria është një njërin nga pushtimet më të egra. Pushtues janë edhe ata që shkelmojnë mbi vlerat, liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Askush deri më sot në historinë e këtij vendi nuk ka plaçkitur më shumë qytetarët shqiptarë se sa regjimi i Edi Ramës. Fisnik Qosja është i votuari juaj.
Me muaj të tërë, Fisniku dhe të gjithë kandidatët e primareve kanë trokitur derë më derë dhe kanë takuar qytetarët duke hartuar programe. Janë përpjekur me mendimin më të mirë t’i japin përgjigjen më të shkëlqyer problemeve të qytetarëve të Kavajës. Ju keni parë rivalët e tyre që fshihen si miu nga qytetarët dhe nuk vijnë dot këtu apo në studiot televizive të debatojnë. Të paraqesin alternativën dhe të dëshmojnë se çfarë do bëjnë për ju në katër vitet që vijnë. Programi i tyre nuk është për qytetarët por për xhepat e tyre. Edi Rama nuk vjen dot të dalë këtu së bashku me mua.
Kavaja e ka thënë fjalën e vet dhe tërhiqe atë ekip hajnash dhe kriminelësh që ke sjellë këtu. Nuk ka burrë në Shqipëri, as në Europë që të ketë vjedhur sa ata”, u shpreh Berisha.
