Skip to content

BE mirëpret ftesën e Turqisë për delegacionin e OSBE-së mbi vëzhgimin e zgjedhjeve

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se do t’i ndjekë nga afër zgjedhjet presidenciale dhe ato të përgjithshme në Türkiye më 14 maj dhe se mirëpret ftesën e autoriteteve turke ndaj Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për delegacion vëzhgues.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian (KE), Peter Stano në një konferencë për media, në pyetjen e një gazetari grek lidhur me pritshmëritë e BE-së në marrëdhëniet me Türkiye-n pas zgjedhjeve presidenciale dhe ato të përgjithshme më 14 maj, u përgjigj: “Türkiye është partner kyç në shumë aspekte për BE-në dhe ne i ndjekim nga afër zgjedhjet në vend”.

“Kjo për ne është e rëndësishme. Presim që zgjedhjet që po afrohen të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse”, theksoi Stano i cili pas pyetjes nëse BE-ja do të dërgojë apo jo mision vëzhgues në Türkiye, tha se nuk dërgohet një ekip i tillë se për zgjedhjet në vendet që janë anëtare të OSBE-së.

“Ne mirëpresim ftesën e Türkiye-s ndaj Zyrës së Institucioneve Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut (ODIHR) që ndodhet nën strukturën e OSBE-së. Ky është një hap i rëndësishëm sepse tregon vullnetin e autoriteteve turke për të garantuar transparencën e zgjedhjeve”, tha Stano.

– Punimet e delegacionit vëzhgues të OSBE-së

Pas ftesës nga autoritetet zyrtare turke, ODIHR më 29 mars caktoi një delegacion vëzhgues të zgjedhjeve.

Misioni i cili ka filluar detyrën e tij më 7 prill në të gjithë Türkiye-n, në një konferencë për media një ditë pas zgjedhjeve do të paraqesë rezultatet dhe gjetjet paraprake ndërsa disa muaj pas zgjedhjeve do të publikojë raportin përfundimtar që përfshin rekomandime dhe që vlerëson të gjithë procesin zgjedhor.

Burimi: AA