Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka publikuar disa fotografi nga projekti për përroin e Zaranikës.

Përmes një postimi në Facebook, krahas fotografive, Boçi shkruan se përroi i Zaranikës do të jetë një park multifunksional.
Ai ftoi qytetarët e Elbasanit që në 14 maj të bashkohen dhe të firmosin ndryshimin.
Reagimi i Boçit:
Ky do të jetë përroi i Zaranikës në Elbasan! Projekti “Zaransan” i jep qytetit një park polifunksional ekologjik, dhe e mbron nga përmbytjet dhe përmirëson klimën e qytetit…
A është i mundur? Sigurisht që PO! Bashkia Elbasan shpenzoi 3.5 miliardë për betonizimin e Parkut “Rinia”!
Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin 🗳 #️⃣2️⃣ #LuçianoBoçi🤝



