Lideri i partisë opozitare kryesore të Greqisë, Alexis Tsipras ka tërhequr vëmendjen mbi përparimin e Türkiye-s në industrinë e mbrojtjes kombëtare dhe ka kritikuar se programet e armatosjes së Greqisë nuk kanë kontribuar në industrinë e mbrojtjes së vendit.
Liderët e partive që kanë grupe në Parlamentin grek, në transmetim të drejtpërdrejt në televizionin shtetëror grek ERT, diskutuan për shumë çështje si ekonominë, sistemin shëndetësor dhe arsimor, mbrojtjen, çështjet e migracionit si dhe bënë vlerësime për politikën e jashtme dhe mbrojtjen.
Kryeministri grek dhe lideri i partisë në pushtet Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis ka mbrojtur idenë e tij se gjatë detyrës së tij katër vjeçare qeveria e Demokracisë së Re ka zbatuar programet e armatosjes duke forcuar forcat e armatosura të Greqisë.
Ndërsa lideri i partisë opozitare kryesore, Alexis Tsipras ka kritikuar programin e armatosjes prej rreth 15 miliardë eurosh që ka zbatuar qeveria e Demokracisë së Re me arsyen se nuk ka kontribuar në industrinë e mbrojtjes greke.
Tsipras vuri theksin se nëse SYRIZA vjen në pushtet, do të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara për armatosje nën pushtetin e Demokracisë së Re, por që në kuadrin e këtyre marrëveshjeve do të kërkojnë punime që do të sjellin kontribut për industrinë e mbrojtjes greke.
“Teksa 60 për qind e programeve (të armatosjes) së Türkiye-s kryhen në industrinë e saj kombëtare, nuk është e mundur që ne të mos vendosim as edhe një vidë në industrinë greke të mbrojtjes”, deklaroi Tsipras.
Lideri i Partisë së Zgjidhjes Greke, Kyriakos Velopoulos duke bërë të ditur se mosmarrëveshjet mes Türkiye-s dhe Greqisë nuk mund të vlerësohen si një problem evropian ai tha se “Kemi qenë vetëm, jemi vetëm dhe do të jemi vetëm”.
Kreu i partisë “Mera 25”, Yanis Varoufakis për problemet me Türkiye-n ka propozuar organizimin e një konference rajonale për përcaktimin e zonave të juridiksionit detar dhe jo negociata dypalëshe.
Burimi: AA