Skip to content

Aksident i rëndë pranë TEG-ut/ Aksidentohet makina me targa diplomatike, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnate në Tiranë, pranë TEG-ut. Një person dyshohet të ketë humbur jetën.

 

Një automjet me targë CD që i përket një trupe diplomatike të akredituar në Tiranë dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka humbur kontrollin.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.