Skip to content

VIDEO/ Momenti i arrestimit të Fredi Belerit, uniformat blu i shkojnë tek lokali

ABC News ka siguruar videon nga momenti i arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Himarë. Siç shihet në pamje, Beleri po qëndron me disa persona në restorantin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të policisë afrohen dhe e shoqërojnë për në komisariat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

LEXO EDHE: Fredi Beleri në pranga/ Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ arrestohet për shitblerje votash

Sipas informacioneve, në momentin e arrestimit kanë qenë edhe agjentë të Byrosë të Hetimit. Kandidati i Metës dhe Berishës akuzohet për shit blerje votash. Bashkë me Belerin mësohet se janë ndaluar edhe dy persona të tjerë. Arrestimi i tij vjen pak orë para zgjedhjeve të 14 Majit që mbahen të dielën.