Skip to content

Kamioni përplaset me autobusin në Maliq, plagoset një person

Një autobus dhe një autobot karburanti janë përplasur këtë të premte në aksin rrugor Korçë-Maliq. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Gryka e Pocestes” në afersi të një pike karburanti.

 

Sipas policisë, mjeti autobot ka dalë nga pika e karburantit për në rrugën nacionale kur është goditur nga autobusi i linjave ndërkombëtare, i cili po udhëtonte nga Korça ne drejtim te Tiranës.

 

Pas përplasjes me autoboti e karburantit drejtuesi i autobusit duke manovruar ka goditur edhe një mjet tjetër të parkuar në të djathtë të rrugës nacionale dhe me pas me murin mbrojtës të këtij aksi.

 

Nga goditja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i autobusit dhe për fatin e mirë nuk ka pasur asnjë pasagjer të lënduar.

 

Është dashur ndërhyrja e shërbimit  zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit i cili ndodhet në spitalin e Korçës në gjendjen të rëndë.

 

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.