Skip to content

I akuzuar për shit Blerje votash, GJKKO lë në arrest shtëpie Kristo Agalliun

Gjykata e Posaçme këtë të premte ka vendosur që të lërë në arrest shtëpie, Kristi Agalliun të akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Arrestimi i Agalliut u bë dy ditë më parë, ku përmes një video që u publikua në media dukej qartë sesi po bënte pazar për shitblerje votash.

Ai i premtoi 15 mijë lekë për 4 vota qytetarit Agron Duros.

LEXO EDHE: Bie ‘çmimi’, tani një votë 25 mijë lekë/ Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, një tjetër ndiqet në gjendje të lirë

52 vjeçari Agalliu ishte, koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë të cilit i thoshte se do sillte votues nga Kuçova drejt Tiranës.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është hetuar në gjendje të lirë edhe shtetasi Agron Duro.