Skip to content

Kritikat ndaj projektbuxhetit 2019, opozita mblidhet në “parlamentin” e saj

Duke vijuar bojkotin e parlamentit, opozita e ka zhvendosur debatin normal politik, atë në distancë nga zhvillimet e rrugës, tek një “parlament” i saj, ku diskutimet mbi projektbuxhetin 2019, i realizoi te “Hotel Tirana”.

“Buxheti 2019 nuk nxjerr nga varfëria ekstreme asnjë nga 150 mijë familjet. Buxheti për ta është sa për 2.2 km tek Unaza e Re.  Alternativa e PD nuk është një tufë premtimesh, por një plan solid për të rindezur motorrët e fikur të ekonomisë, të rikthejë besimin e investitorëve vendas e të huaj.

9% taksë e sheshtë, e domosdoshme si taksë konkururese në Ballkan për të thithur investime që krijojnë vende pune”, tha ndër të tjera kryetari Basha.

Paralel me diskutimet, ku të gjithë përfaqsuesit e opozitës morrën pjesë, pak më tutje, te parlamenti, turma e protestuesve të Unazës së Re, me mbështetjen e një pjesë të opozitës, përplasej dhunshëm me policinë.