Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Selenicë të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga.
Për pasojë, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Viktima është një grua rreth 60 vjeçe.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi./
