Skip to content

Beteja për Himarën/ Jorgo Goro në avantazh, lë shumë pas Fredi Belerin

Jorgo Goro ka kaluar bindshëm në avantazh në Bashkinë e Himarës.

 

Pas hapjes së kutive të para, ai ka arritur të marrë 695 vota, përballë kandidatit Fredi Beleri nga koalicioni Bashkë Fitojmë 232 vota.

 

Beleri vijon të qëndrojë në burg, pasi u arrestua që prej ditës së premte, pasi akuzohej se kishte tentuar të blinte vota në këmbim të lekëve.

 

Arrestimi i tij solli shumë reagime nga Athina zyrtare, ndërsa prokuroria e Vlorës ia ka kaluar çështjen SPAK për veprime të mëtejshme.