Skip to content

Përçarja e demokratëve favorizon kandidaten e PS në Dimal, kandidati i Alibeajt i merr votat koalicionit “Bashkë Fitojmë”





PS vijon të jetë në avantazh edhe në bashkinë e Dimalit në bazë të rezultatit paraprak nga votat e numëruara deri më tani.

Kandidatja e PS në këtë bashki, Juliana Memaj dominon me 48.54% të votave, konkretisht 2781 vota në total.

Ndërkohë kandidatët demokratë kanë marrë më shumë vota së bashku, por edhe në këtë bashki dalja me dy kandidatë e ka dëmtuar potencialin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kandidati i BF, Dritan Sula ka marrë deri më tani 2024 vota ndërsa Gentian Meçi i Alibeajt ka marrë 924 vota.

Deri më tani në këtë bashki janë numëruar 25 kuti nga 49 në total.

“”