Skip to content

PS “theu” Shkodrën/ Benet Beci reagon për herë të parë

Benet Beci ka bërë reagimin e parë pas fitores historike në Shkodër.

 

Pas gati tre dekadash, Shkodra ka qenë një bastion i së djathtës, ndërsa në zgjedhjet e të dielës që u zhvilluan për pushtetin vendor, Bashkia e këtij qyteti kaloi në duart e socialistëve, me figurën e Benet Becit.

 

Ky i fundi, ka bërë reagimin e parë në Facebook, ku ka shprehu mirënjohje dhe falenderim për të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur.

 

“Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin! Faleminderit nga zemra!”, shkruan Beci.