Është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Mallakastrës, ku garonin Qerim Ismailaj nga PS, përballë Agron Kapllanaj nga PD dhe Resmi Shanaj nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Mësohet se fitues është kandidati i Partisë Socialiste, Qerim Ismailaj, i cili ka fituar me një diferencë prej 367 votash në krahasim me kandidatin e PD-së Agron Kapllanaj.
Rezultati:
Qerim Ismailaj i PS: 5967 vota
Agron Kapllanaj i PD: 5600 vota
Resmi Shanaj i “Bashkë Fitojmë”: 724 vota
