Skip to content

Të shtëna me armë tek Pediatria në QSUT/ Plagoset një person

Të shtëna me armë janë shënuar pasditen e kësaj të hëne pranë Pediatrisë në QSUT.

 

Paraprakisht, dyshihet se një person është vetëplagosur në mjetin e tij në parkimin e QSUT.

 

Deri tani nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e tij dhe rrethanat që e kanë çuar drejt këtij akti të rëndë.