Skip to content

EMRI/Sherr me thika në një shkollë 9-vjeçare në Gramsh, ndërron jetë adoleshenti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot pranë shkollës 9-vjeçare ‘Asllan Shahini’ në Gramsh.

Mësohet se pas një sherri me thika mes disa adoleshentëve, ka humbur jetën një nxënës i klasës së nëntë. Bëhet fjalë për Fatjon Bicin, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.