Skip to content

“Mos të tallemi me demokratët, t’i gënjejmë se do vijmë në pushtet”/ Humbja në zgjedhje, Korreshi për Panorama TV: PD-së t’i hapet një rrugë e re, të rizgjidhet kandidati





Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale për kryebashkiak më 14 maj, ku tha se kjo ka ardhur pasi PD është e përçarë.

Si do vijojë më tej partia demokratike?

Duhet të gjejmë zgjidhje, jo të marrim vendime përjashtuese. Duhet të vendosim një njeri që nuk ka folur me nota negative ndaj pala tjetër dhe që i puqet të dyja krahët dhe pajtohen të gjithë me emrin. Duhet të kemi tërhiqej nga të dyja palët dhe ti hapim rrugë një nisme të re, të votojnë të gjithë demokratë.

A duhet të mbajë përgjegjësi Sali Berisha dhe Alibeaj?

Të shikojmë nëse do ketë reagim nga deputetët, dhe në të kundërt dhe ne të shohim punën tonë mos të tallemi me demokratët ti themi që do vijmë në pushtet. Nuk ka mundësi të humbim kështu, sikur kemi 90 vjet në pushtet, të dyja palët kanë humbur. Të dy liderët janë gabim, nëse nuk bëjnë përpjekje për bashkim.

 

 

 

 

 

 

 

“”