Skip to content

Kapet mashtruesi i biznesmenit; tentoi ti merrte 70 mijë euro Alban Eftimit

Alban Eftimi është biznesmeni i radhës, të cilin një grup kriminal tentoi ta mashtronte për t’i zhvatur një shumë të madhe parash.

 

Eftimi mori në aplikacionin “signal” një mesazh nga një numër anglez, nga një person që i ishte prezantuar si kryebashkiaku i tiranës, Erion Veliaj. Pas përshëndetjeve, biznesmenit i është kërkuar një shumë prej 70 mijë eurosh.

 

Menjëherë, Eftimi kuptoi se nuk po fliste me kryebashkiakun e Tiranës dhe lajmëroi policinë.

 

Agjentët organizuan operacionin “arkitekti” duke arrestuar në flagrancë 52-vjeçarin, Shpëtim Hida.

 

Ky i fundit ishte caktuar që të merrte paratë, por hetuesit besojnë se pas tij qëndron florian gjergji, i shpallur në kërkim për mashtrim edhe në disa raste të tjera.