Skip to content

Kamioni përplaset me automjetin në Korçë, dy të plagosur

CC788032 5A17 4602 9207 CB7107E25E1E

Një aksident është regjistruar këtë mëngjes në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë.

 

 

Policia njofton se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Benz”.

 

 

Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit.

 

 

Gjendja e tyre shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.