Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 22 maj-30 qershor dhe kalendarin e punimeve për periudhën 22 maj-9 qershor 2023.
Pas një muaji pauze si pasojë e zhvillimit të zgjedhjeve lokale 2023, sot në Kuvend u mbajt dhe seanca plenare e cila u drejtua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 22 maj-30 qershor dhe kalendarin e punimeve për periudhën 22 maj-9 qershor 2023.
Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 25 maj, 5 qershor (në përfundim të javës së gjelbër) dhe 8 qershor 2023.
