Skip to content

VIDEO/ Me qetësi olimpike, ja si u grabit filiali i postës private në Tiranë

TIRANË- Aventura e 27-vjeçarit, që vodhi një shumë parash të një poste private në Tiranë nuk zgjati shumë. Ai u arrestua ditën e sotme, ndërsa ABC News ka siguruar pamjet, në të cilat shfaqet i riu duke kryer aktin e dënueshëm.

Në pamje fiksohet momenti kur ai futet brenda filialit, e kërcënon me thikë punonjësin dhe më pas merr paratë dhe largohet qetësisht.

Autori e ka kryer vjedhjen me motorin që shperndante pica, pasi ishte punonjës në një piceri. Efektivët e Tiranës kryen arrestimin e tij kur i riu është rikthyer sërish tek puna. ABC News mëson se i arrestuari Ordis Molla ka marrë  nga filiali i postës 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund/n.m.