Avokati Adriatik Lapaj në një intervistë për Panorama TV ka komentuar zgjedhjet lokale në 14 maj, ku tha se në Shqipëri nuk ka demokraci reale pasi nuk voton gjysma e kombit që janë emigrantët.
Lapaj tha se duhet të ndërmerren hapa konkret pasi opozita nuk frymëzon më me programin e saj, ku e kundërta do të ndodhte nëse do të kërkonte hapjen e listave dhe referendumet.
Pjesë nga biseda:
Ne nuk kemi demokraci reale pasi nuk na voton gjysma e kombit tonë, që kontribuojnë realisht në Shqipëri, janë emigrantët. Kush jemi ne që ia heqim këtë të drejtë, ata duhet të votojnë. Pasi emigrantin nuk e kërcënon dot me vend pune, na duhet të depolitizojmë administratën. Pse duhet të administrojë partia e madhe votat, që ti vjedhë. Duhet ndjekur modeli grek, pasi administrimin e zgjedhjeve ia lënë profesioneve të lira. Duhet të marrim hapa konkret, modeli i opozitës nuk frymëzon pasi nuk e kanë të sinqertë. Ndryshe do kërkonte hapjen e listave, referendumeve dhe votimin e emigrantëve jo me hile.
Mendoni që duhet të ishte tejkaluar kriza brenda PD?
Mendësia politike ku partia trajtohet si pronë private nuk i shërben shqiptarëve të vitit 2023, ne nuk kemi në fuqi që garanton garë. Të gjithë në politikë krabën e tërheqin nga vetja, kjo është natyra e njeriut. Kombit që duan demokraci ndërtojnë sisteme që mos krijohej diktaturë, dhe partitë të shpërfytyrohej. Po të kishte garë askush nuk e mban peng. Hap garën me ligj që të jetë e detyrueshme për të gjithë, duhet të themi ku çalon pasi aty gjenerohet e gjitha. Këtu pushteti trajtohet si një gjë bajlozësh, duhet të garantohet se të gjithë jemi të barabartë para ligjit.