Skip to content

Abbas dhe presidenti tunizian biseduan për dhunën izraelite ndaj palestinezëve

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe ai tunizian Kais Saied u takuan në Arabinë Saudite.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, Abbas dhe Saied zhvilluan një takim në Arabinë Saudite ku po qëndrojnë me rastin e Samitit të 32-të të Ligës Arabe.

Abbas e informoi presidentin tunizian për zhvillimet e fundit në Palestinë si dhe u diskutua për dhunën e Izraelit ndaj popullit dhe vendeve të shenjta palestineze.

Të dy presidentët diskutuan për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe mënyrat për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Saied rikujtoi se Palestina dhe Tunizia kanë lidhje të forta. “Çështja palestineze do të vazhdojë të jetë çështja kryesore e të gjithë arabëve”, shtoi Saied.

Ai theksoi se dhuna kundër popullit palestinez duhet të ndalet përfundimisht.

Sot në Xheda të Arabisë Saudite do të mbahet samiti i 32-të i liderëve të Ligës Arabe.

Burimi: AA