Skip to content

U përfshi në një aksident të rëndë, humb jetën 40 vjeçari shqiptar në Itali

Një 40 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Terviso të Italisë. Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Saimir Gjinika, i cili banonte në San Biagio.

40 vjeçari nga Durrësi po udhëtonte me motorin e tij për në punë kur u përplas me një furgon tip ‘Fiat Punto’.Ai u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte.