Skip to content

Me automatik në dorë në kërkim për të vrarë gruan, parandalohet krimi në Durrës

Policia e Durrësit ka parandaluar vrasjen e një gruaje. Bashkëshorti i kësaj të fundit po qarkullonte me automatik me vete në tentativë për të vrarë gruam.

 

40-vjeçari, i identifikuar si Lulzim Haxhiu, po kërkonte në fshatin Shkallnur bashkëshorten e tij, por kjo e fundit ishte larguar nga banesa së bashku me fëmijët.

 

Bashkëshortja rezultonte e pajisur me urdhër mbrojtje, për shkak të dhunës së ushtruar nga 40-vjeçari.

 

Ky i fundit u vu në pranga në kohë nga policia.