Skip to content

Burg për një tapet, ndërron jetë 27-vjeçari Jani Rustemi

Jani Rustemi, 27-vjeçari i arrestuar për vjedhjen e një tapeti ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të premteje.

 

Ai u vu në pranga më 12 prill, ndërsa shfaqi probleme shëndetësore pas arrestimit. Jani Rustemi u shtrua në Reanimacionin Qëndror në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa u raportua se ai qëndroi në gjendje koma.

 

Jani është babai i dy fëmijëve, ndërsa ishte arrestuar dhe më herët për të njëjtën vepër penale.