Avokati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit ka reaguar pasi GJKKO la në burg klientin e tij me akuzën për blerje votash.
Përmes nje deklarate, avokati tha se Beleri nuk e ka takuar kurrë të akuzuarin dhe SPAK tha vetëm ato që thanë prokurorët e Vlorës.
Ai shtoi se kanë paraqitur prova shkencore për pafajësinë e Belerit.
“Ata lexuan vetëm ato që thanë prokurorët e Vlorës, ne paraqitëm provat shkencore.
Nuk është takuar asnjëherë me të akuzuarin. I infiltruari ia ka dhënë. Kjo listë nuk gjendet. Duhet ta ripyesim sepse vetë i arrestuari pretendon se nuk ka dhënë asgjë të tillë, por ka edhe mospërputhje.
Si do të procedohet me postin e mandatit të Beleirt? Ata e di kryeministri ne kemi punë me burgun”, u shpreh avokati i Belerit.
