Skip to content

Takimi kokë më kokë me Nikos Dendias për arrestimin e Belerit, reagon Xhaçka: Është çështje gjyqësore, jo politike! Të mos ndikojë në faqen re të marrëdhënieve mes dy vendeve!  





Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka publikuar një reagim të shkurtër për takimin me homologun e Greqisë, Nikos Denias, në të cilin është diskutuar çështja e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve.

Në reagim reagimin e saj, Xhaçka thekson se arrestimi i Fredi Belerit nuk duhet të ndikojë në faqen e re të marrëdhënieve që Shqipëria ka krijuar me Greqinë.

“Bruksel, takimi me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi çështjen “Beleri”.

Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe.

Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin.

Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë.

E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë atë”, thekson Xhaçka.

Reagimi i Xhaçkës erdhi disa minuta pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi të lerë në qeli Fredi Belerin dhe Pandeil Kokaveshin.

“”