Opozita nuk do të marrë më shumë se 10% të votave në zgjedhjet parlamentare të 2025-sës.
Ky ishte parashikimi i frikshëm i Redon Meksit, teksa ka analizuar situatën politike në vendin tonë.
Nga studio e Quo Vadis, ai tha se rezultati për PD do të jetë zhgënjyes, në rast se kjo parti nuk refotmohet.
Madje ai hodhi idenë që PD mund të shkojë edhe drejt shkatërrimit total, duke i hapur rrugën krijimit të një opozite të re.
“Deri tani shoh krijimin e një opozite të re. Shoh shkatërrimin e PD, nëse vazhdojnë këtë gjuhë. Në 2025 unë shoh një PD që do kapë 10% , të dyja bashkë, jo më shumë. Diçka e re do bëhet sepse kemi vakum opozite.
Nëse PD reformohet, ndryshoh historia”, tha Meksi.
