Skip to content

Shembet çatia e një shkolle në Tajlandë, 6 nxënës humbin jetën

Të paktën 6 nxënës humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga shembja e çatisë së një shkolle në Tajlandë, raportuan mediat lokale të martën.

Incidenti ndodhi të hënën vonë në qarkun Sam Ngam të provincës veriore Phichit, njoftoi “Thai PBS”.

Shembja e çatisë u shkaktua nga stuhia e madhe e shiut, sipas të përditshmes. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat.

Të paktën dy nga nxënësit humbën jetën në vendngjarje ndërsa katër të tjerë u deklaruan të vdekur në spitalin e qarkut.

Rajoni u godit nga reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.
Burimi: AA