Skip to content

Vrau Arian Gosën në Kavajë/ Vetëdorëzohet pas 2 ditësh në polici Habib Rexha

Habib Rezha, i cili vrau pak ditë më parë Arian Gosën në një lokal në Kavajë është vetëdorëzuar në polici.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije Rexha është vetëdorëzua në komisariatin e Kavajës.

 

Arratia e tij zgjati vetëm 48 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur të dielën, kur ekzekutoi me plumb në kokë, Arian Gosën, teksa ky i fundit ishte në një lokal të qytetit së bashku me të atin e tij.

 

Vrasja erdhi si hakmarrje për vrasjen e vëllait të Habib Rexhës pak muaj më parë në Kavajë.

 

Kavajë

 

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se:

 

Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.

 

Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.