Skip to content

Kina “litar shpëtimi” për ekonominë ruse: Tregtia mes dy vendeve do të arrijë në 200 miliardë dollarë këtë vit

og

Dy vendet aleate, Rusi dhe Kina duket se do të shënijnë një kapitull të ri në forcimin e bashkëpunimit të tyre ekonomik. Mediat ndërkombëtare raportojnë se tregtia mes dy vendeve pritet të shënojë rekord prej 200 miliardë dollarë gjatë këtij viti. Kjo shifër u bë e ditur nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin, në vizitën e tij zyrtare në Kinë.

 

“Unë besoj se këtë vit ne do të jemi në gjendje të arrijmë objektivat e vendosura nga udhëheqësit e dy vendeve dhe ta çojmë tregtinë totale në 200 miliardë dollarë,” tha Mishustin gjatë një fjalimi në forumin e biznesit Kinë-Rusi në Shangai të martën, sipas Global Times shtetëror i Kinës.

 

Shumë vende të Perëndimit kanë sanksionuar Rusinë me qëllim dobësimin ekonomik të saj dhe dhënien fund të luftës në Ukrainë.

 

Megjithatë, kjo nuk ka penguar aleancën mes Kinës e Rusisë që sa vjen e forcohet duke mbështetur ekonominë tek njëra-tjetra.

 

Vitin e kaluar, tregtia dypalëshe u rrit me gati 30% në një rekord prej 190 miliardë dollarësh, kryesisht e nxitur nga blerja e energjisë nga Kina nga Rusia. Këtë vit, tregtia e tyre vazhdoi të rritet, me 41% në katër muajt e parë, sipas shifrave të doganave kineze.