Skip to content

Presidenti çek e shpall veten si miku më i mirë i Izraelit

Presidenti çek Millosh Zeman ka deklaruar veten si miku më i mirë i Izraelit në një fjalim në Knesset – parlamentin izraelit.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Republika Çeke është miku më i mirë i Izraelit në Evropë. Unë pyes veten se pse vetëm në Evropë?”, ka thënë Zeman, sipas Jerusalem Post.

Gjatë fjalimit, ai tha se mbështetja e Parlamentit Europian ndaj “terroristëve palestinezë” është e turpshme.

“Nëse e tradhtojmë Izraelin, ne tradhëtojmë veten”, tha ai.

Zeman ka shprehur shpresën se hapja e “Shtëpisë së Çekisë”, të martën në Jerusalem, e cila do të merret me turizmin dhe tregtinë midis dy vendeve, do të çojë në zhvendosjen e Ambasadës së Çekisë nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Unë nuk jam një diktator, për fat të keq, por premtoj se do të bëj çmos”, tha Zeman.

Netanyahu dhe Presidenti i Knesset, Yuli Edelsteinit kujtuan historinë e hebrenjve çeke dhe të presidentit të parë të Çekosllovakisë, Tomas Masaryk, i cili kundërshtoi anti-semitizmin dhe ishte përkrahës i sionizmit.

Ata falënderuan popullin çeke për mbështetjen e tyre të pavarësisë së Izraelit, si dhe furnizimin me armë dhe trajnimin e pilotëve izraelitë.

“Republika Çeke dhe Izraeli janë demokracia e vogël, por e mrekullueshme”, tha Netanyahu.