Skip to content

Rrëmbejnë 16-vjeçarin në Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë rrëmbyer një 16-vjeçar pakistanez, duke kërkuar shpërblim monetar për lirimin e tij.

 

Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Selanikut. Sipas mediave greke ka qenë vetë fëmija i cili mundi të arratisej nga vendi ku e mbanin të fshehur dhe shkoi të denonconte në polici. Adoleshenti tha se e kishin futur me forcë në makinë dhe më pas e mbanin në një kasolle. Policia greke arrestoi dy shqiptarë 30 dhe 49 vjeç, por nuk ka bërë të ditur emrat e tyre.

 

Në kërkim janë shpallur edhe bashkëpunëtorët e të arrestuarve. Ndërkohë autoritetet greke janë duke hetuar nëse të arrestuarit kanë qenë të përfshirë në raste të ngjashme të mëparshme.