Skip to content

Merr flakë godina e Shërbimit Informativ në Elbasan, digjen dokumentet

Flakët kanë përfshirë ambientet e godinës së Shërbimit Informativ në Elbasan.

 

Burime nga policia bëjnë me dije se si pasojë e flakëve po digjen dhe materiale që i përkasin këtij institucioni.

 

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

 

Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku që ka shkaktuar zjarrin në këtë institucion.

 

Megjithatë, situata është nën kontroll , edhe pse për disa minuta ka shkaktuar panik nga banorët e zonës dhe nga kalimtarët e rastit.