Skip to content

Protestuan para Kuvendit, policia “mësyn” në zyrat e partisë së Arlind Qorit

0223784d d8fc 49b5 a3b9 08ebedd92b0d 1





Efektivë të policisë kanë shkuar në zyrat e partisë “Lëvizja Bashkë” të Arlind Qorit, pas protestave të sotme para Kuvendit.

0223784d-d8fc-49b5-a3b9-08ebedd92b0d-1-770x413

Sipas burimeve për News 24 bëhet me dije se efektivët kanë shkuar atje për të marrë në pyetje disa prej protestuesve.

Kujtojmë se protestat përpara Kuvendit u bënë kundër rritjes së rrogës për deputetët dhe ministrat.

 

Ndërkohë nuk dihen detaje shtesë rreth situatës në fjalë, por pritet që në orët në vijim të ketë edhe një sqarim mbi ngjarjen.

10de8773-165a-420d-84b6-0272bd63d5140223784d-d8fc-49b5-a3b9-08ebedd92b0daaac4973-afdf-4c9b-9d93-877c7a083f73

“”