Skip to content

Tiranë/ Merr flakë makinë në ecje, të dhënat e para

Një automjet është djegur në lëvizje e sipër në rrugën “Kuvajt” në Tiranë. Automjeti raportohet se është në pronësi të aktivistit Adriatik Lapaj.

 

Policia njofton se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.

 

Shkak dyshohet të jetë bërë një defekt në mjet.

 

Megjithatë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethave.