Skip to content

SHBA thirrje Albin Kurtit: Ndalo menjëherë “masat e dhunshme” në veri

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka reaguar ashpër në lidhje me zhvillimet në veri, madje, duke u shprehur se “dënojnë fuqishëm” veprimet e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka etiketuar kryeministrin Albin Kurti, duke i bërë thirrje t’i ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.” – u shpreh ai.

Burimi: Lapsi.al