Skip to content

Masakrohet me thikë shqiptarja 37-vjecare në Zvicër, mbeten jetimë 4 fëmijë

 

Vritet nje grua shqiptare ne Zvicer. Behet fjale per nje 37-vjecare e cila jetonte ne Vevey  VD.

Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje.

Autori i dyshuar është partneri i saj, nje 42 vjecar nga Kosova, i cili edhe është arrestuar, sikurse raporton Blick.

I dyshuari është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës. Ai kishte deklaruar se kishte plagosur partneren e tij. Mirepo kur policia ka hyre brenda e ka gjetur gruan te goditur me thike dhe te vdekur.

Mesohet se 4 femijet e çiftit jane marrë në kujdestari nga familja e gruas.