Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, në një betejë shifrash dhe nderi me opozitën, publikoi disa të dhëna krahasuese në lidhje me kostot te Unaza e re, dje dhe sot, pra kur Tiranën e qeveriste Basha e sot kur qeveriset nga PS.
Qendro ofroi këto të dhëna:
Shembulli 1Kosto e segmentit “Komuna e Parisit – Shkolla Teknologjike”. Projekt i hartuar dhe filluar zbatimin në qeverisjen e PD dhe Bashës kryebashkiak të Tiranës
Projekti i hartuar në vitin 2012 (miratuar nga Këshilli Teknik i Bashkisë pa pjesëmarrjen e ARRSH)
Kontraktorët (Albavia dhe Salillari)
Parametrat: Gjatësia 2,05 km. (Rrugë kategoria A Urbane 2.05km + rrugë dytësore 3.88km)
Veprat inxhinierike janë struktura të thjeshta inxhinierike: 4 mbikalime automjetesh; 1 nënkalim automjetesh
Kosto totale e ndërtimit 28,95 milion Euro (pa TVSH)
Kosto për kilometër 14,12 milion Euro
Shembulli 2Kosto e segmentit “Pallati me Shigjeta –Sheshi Shqiponja”. Projekti i cili po zbatohet aktualisht nga ARRSH.
Projekti i hartuar në vitin 2018 (Miratuar nga Këshilli Teknik i ARRSH, me pjesëmarrjen e Bashkisë Tiranë +Oponencë Teknike nga Instituti i Ndërtimit)
Projekti me Leje Zhvillimore dhe Leje Mjedisore.
Kontaktorët (Victoria Invest, Salillari dhe DH Albania & Biba X)
Parametrat: 2,34 km (Rrugë kateoria A Urbane 2.34km+ rrugë dytësore 6,63 km)
Vepra inxhinierike struktura të komplikuara: 2 mbikalime auto+këmbësorë; 3 nënkalime auto+këmbësorë; 1 urë tek Lana.6. Kosto totale e ndërtimit 30,3 milion euro (Pa TVSH). (Nyja Shqiponjës trajtohet më vete)
Prej ditësh, kreu demokrat Basha po akuzon kryeministrin Rama për kosto të fryrë në projektin e ri të Unazës, duke pretenduar madje se aty ka një aferë korruptive. Por ARRSH, e cila është marrë me projektin, e rrëzon këtë pretendim.
