Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për rritjen e pagave për mjekët nga ana e qeverisë ku në ‘Facebook’ shkruan se kryeministri Edi Rama po i përdor këta të fundit për propagandë.

640-0-petrit-vasili-pl-998

Vasili thekson se qeveria mashtroi me premtimin për shëndetësi falas dhe qytetarë detyrohen të paguajnë për të kryer shërbimet në spitalet private, ndërsa kryeministri po i përdor mjekët për propagandë dhe nuk po i lejon të kryejnë detyrën sipas betimit të Hipokratit.

Sakaq thekson se rritja e pagave pas 10 vitesh nga qeveria,, është propagandë edhe për t’i mbajtur mjekët në Shqipëri që ata mos të largohen.

Postimi i plotë:

Hipokrizi e madhe dhe cinizem pa fre shperdorimi i mjekeve nga Rama per propagande!

Po Shendetesia falas, qe premtoi ky ku eshte?

Ky ishte premtimi me te cilin mashtroi shqiptaret dhe qe ishte thjesht dhe vetem nje genjeshter e nje kryeministri, qe per karrigen shet çdo gje. Po per dhjetra e qindra milion euro, qe shqiptaret paguan nga xhepat e tyre te varfer per Covidin a nuk bie gjithe pergjegjesia mbi kete? Sa here mjeket jane ndjere dhe ndihen te pafuqishem ti ndihmojne pacientet dhe u sugjerojne trajtime jashte vendit sepse mungojne kushtet.

Sa mijra e mijra shqiptare marrin sherbime ne klinikat e spitalet private sepse nuk i arrijne dhe nuk i gjejne dot ne strukturat publike dhe shifrat jane kaq te larta sa kurre ndonjehere.

Po per qindra e mijra infermiere qe u larguan nga Shqiperia apo kane shkuar ne aktivitete private a nuk bie pergjesia mbi kete?

Po per pagen e mijra mjekeve te tjere te familjes, te pergjithshem ane e mbane vendit qe u rrit ne menyre qesharake a nuk bie pergjegjesia mbi kete?

Po mjeket perse i perdor ky per spotet e tija te propagandes, perse nuk i le te qete te bejne punen e tyre sipas betimit te Hipokratit dhe detyrimit qe kane perpara pacienteve e qytetareve.

Perdorimi i mjekeve eshte sa i dhimbshem aq edhe hipokrit, sa perçmues aq edhe cinik. Ky qe u kujtua tu rrise rrogen pas 10 vjeteve duhet pyetur: Po 10 vjet a ke pyetur si ja dolen dot keta mjeke per veten dhe familjen e tyre, nderkohe qe koncesionet e ketij baderdisen qindra milion euro. Boll i perdore dhe shperdore mjeket per propagande qe nga Covidi, ne kohe fushatash elektorale apo sa here ke hall. Halli ruajtjes se vendit te punes i ben mjeket qe te behen pjese e spoteve te ketij kryeministri, qe menyre jetese dhe pune ka vetem hakmarrjen e verber dhe psikopatike!

Mjeket kane bere betimin e Hipokratit dhe jo te hipokritit or ti Ramë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re