Nënkryetari i FRPD-së të Rithemelimit, Arvid Bushati është ndaluar mbrëmjen e kësaj të marte nga policia. Gazetari i ABC Neës, Simon Shkreli raporton se Bushati ka qenë duke pirë kafe së bashku me kryetarin në detyrë të bashkisë Bardh Spahia kur është marrë nga forcat e policisë.
Nuk dihet ende motivi i shoqërimit të tij në polici. Mësohet se Arvid Bushati është edhe Drejtor i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Shkodër. Më herët, Arvid Bushati ka qenë akuzuar për shitblerje votash. Lidhur me këtë gazetari tha se është një akuzë ndaj tij dhe tre punonjësve të tjerë të bashkisë.
3 punonjësit janë ndaluar duke transportuar disa qese me ushqime me automjetin e bashkisë së Shkodrës. Gazetari raportoi se sipas hetimeve porositësi ka qenë Arvid Bushati, por ka qenë Gjykata e Shkallës së Parë që ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij.
