Një tjetër aksident është shënuar këtë të mërkurë, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i një biçiklete.
Mësohet se në zonën e quajtur ‘Ura Presës’ një mjet i pa identifikuar ka aksidentuar një çiklist dhe më pas është larguar.
Drejtuesi i biçikletës është identifikuar si, Anton Curraku, i cili është dërguar në gjëndje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lezhës.