Skip to content

Përdorimi i qeseve plastike, Rama paralajmëron: Asnjë tolerim për ata që shkelin ligjin! Task forca në terren për të kontrolluar subjektet





Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim për ata subjekte që shkelin ligjin në përdorimin e qeseve plastike, tashmë të ndaluara.

Rama thote se ‘TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit’.

“Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara.

Pas një fushate shëmbullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakomshme të reduktimit të plastikës, TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit”, shkruan Rama.

“”