Skip to content

​Erdogan bisedon me Kurtin: Avancimi i dialogut, mënyra e vetme për paqe afatgjatë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i ka thënë se avancimi i dialogut Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Lidhur me këtë ka njoftuar Presidenca turke, sipas së cilës, Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas njoftimit, Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë me atë që i takon në procesin e dialogut.